.

Demalia: Dje u bind dynjaja pse u dorëzua Balili, ai është mizë dheu përpara…

ILIR DEMALIA/ Balili apo Balilat?!!

Dje një paradë automjetesh dhe veshjesh para fillimit të seancës parlamentare për shkarkimin e disa anëtarëve të qeverisë dhe ngarkimin e disa të tjerëve.

Disa agallarë ikin disa të tjerë ngarkohen në anijen e qeverisë për t’u shkarkuar dhe ngarkuar të tjerë, por vetëm kapiteni Ram Kadria i Kadri Ramës nuk lëviz prej kazanit që ai e quan anije.

Para se të hynin në parlament për të filluar hungërimat, klithjet, pëllitjet, në kopështin zologjik të baballarëve të kombit, të gjithë deputetët zbritnin nga makinat, nuk po shkruaj për kapitenin e kazanit dhe të shkarkuarve dhe ngarkuarve ne kazan, dhe atyre pakëve që nuk dolën këtë radhë nga Kazani qeverisës i Kadri Ramës, jo! as për kryetarin e kopështit zologjik shokun Mozi, dhe as për kryetarin dhe ish kryetarin, kryetar të opozitës shokun Lul Berisha apo Berish Luli, jo, jo, e gjithë zallamahia e baballarëve të Ali Babës nga hudhra nga qepa, zbritnin nga makina jo nën 70 mijë euro dhe me shoqërues që i hapnin derën për të zbritur, dhe me shoferët qe i mbanin makinat ndezur që mos ftohej ambienti brënda ne makinë kur të vinin veshgjatët pas hungullimave, ulurimave dhe pëllitjeve në çfaqjen e radhës.

Po dje u bind dynjaja pse u dorëzua Balili!

Po Balili është një mizë dheu përpara këtyre Balilave që kanë 28 vjet që grabisin gjithçka. këta duhen mbyllur në kafazin parlament dhe mos të lejohen të dalin më prej aty.

Kjo nuk do të ndodhë. Pëllitjet do vazhdojnë dhe populli trim dhe liridashës do të dëgjojë me kënaqësi duke thënë:

Sa bukur këndojnë përfaqsuesit tanë!