.

E pabesueshme! Kylie Jenner zbret nga froni, rekordin e saj me 18 milionë pëlqime e thyen një vezë

Fotoja e një veze ka thyer të gjitha rekordet e ”likes” për një mesazh të postuar në Instagram, duke rrëzuar në këtë mënyrë nga froni yllin e rrjeteve sociale Kylie Jenner në një mënyrë krejt të habitshme.

E postuar në 4 janar, fotoja e vezës u publikua on line nga një faqe e krijuar posaçërisht për rastin në fjalë, me titull World_record_egg.

’Le të vendosim së bashku një rekord botëror për numrin më të madh të pëlqimeve në Instagram. Të thyejmë rekordin botëror të vendosur nga Kylie Jenner (18 milionë)! Do t’ia dalim’’, thuhej në mesazhin bashkëngjitur fotos së vezës, i vetmi postim i faqes.

Sot rreth orës 14H30 GMT, mesazhi ka mundur të mbledhë plot 28,6 milionë pëlqime, ose dhjetë milionë më shumë se ish-rekordi i fëmijës më të vogël të klanit Jenner, Kylie.

Kylie Jenner mblodhi 18,3 milionë ‘’pëlqime’’ për lajmin e lindjes së foshnjes së saj, e postuar më 6 shkurt 2018, ku bëhej e ditur ardhja në jetë e vajzës së saj Stormi.

View this post on Instagram

stormi webster ??

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on