.

Studentët i këndojnë këngë polifonike Ramës: S’jemi dele siç do ti, 8 kërkesat do t’i marrim një për një(Video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga ambientet e brendshme të universitetit të Tiranës, ku një grup studentësh këndojnë një këngë për kryeministrin Edi Rama. Studentët e kanë kthyer debatin mes tyre dhe Ramës në vargje të një kënge polifonike.

Dëgjoni ç’ka thënë i gjati,

na tha ngelësa, na tha qen

herë pengmarrës, herë qorra,

gjë pa thënë nuk na ka lënë.

E na flet për edukatë, i gjati kryeministër

nesër do të na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapister.

Jepi Edvin kryetari, një për një të gjithë na shaj

Ne të gjithë jemi fajtorë, vetëm ti nuk paske faj.

S’jemi ngelës s’jemi qen, s’jemi dele siç do ti

për 8 pikat kemi dalë, do ti marrim një për një.