.

Platforma për studentët/Rama e nis me historinë për të birin: Djali im nuk hyri vitin e parë në shkollë se…

Kryeministri Edi Rama ashtu siç e kishte lajmëruar dhe dje ka prezantuar sot platformën e punësimit të studentëve ekslentë në administratë.
Rama gjatë fjalës së tij tha se kjo është një pikënisje e 8 pikave që u kërkuan nga protesta, po shtoi se kjo do shkojë më tej.

“Protesta ka vlerë të madhe për të bërë së bashku një transformim rrënjësor për ta çuar në një fazë të dytë reformën e Arsimit të Lartë, 8 kërkesat e famshme janë nisje por nuk e shterojnë spektrin e problemeve dhe nevojave të universitetit, por ne na dhanë shtysë për të zgjedhur këtë spektër duke bërë të munduar edhe programin për punësimin e studentëve ekselentë.
Pse nuk bëhej pa protestën? Sepse ligji i shërbimit civil dhe rekrutimi sipas ligjit janë shprehje e një punë të bërë dhe monitoruar nga KE. Protesta dhe shfaqja shembullore e shqetësimeve të thella dhe nevojave për të hapur dyert e administratës duke kapërcyer pengesat që ka ligji na dha mundësinë që me partnerët të ulemi e të themi që ne në këtë moment e kemi të domosdoshëm që të kapërcejmë ligjin”, tha në nisje të fjalës Rama.

Më tej Rama u shpreh: Me këtë program ne e kapërcejmë ligjin, falë protestës dhe kësaj shtyse ne kapërcejmë edhe traditën dhe inercinë e tepsisë së famshme. Që të gjithëve, partnerëve, partisë e kujtdo që është mësuar me të vjetrën u them, nuk kemi ca të bëjmë, prioritetin e kanë këta që janë këtu dhe ky prioritet garantohet në mënyrë mekanike e transparente nuk ka nevojë për konkurs, atë e ka bërë jeta akademike me rezultatet e secilit. Ai që ka rezultatin më të lartë ka të drejtën i pari të zgjedhë. Kjo është shumë e thjeshtë. Nuk ka më, si e ke emrin, i kujt je, kush është partia, kushëriri.

“Më falni a ka ndonjë krahasim të mundshëm me 5 vjet më parë? Do thoni ju ça na duhet ne? Ne duam ku do jemi 5 vjet pas? Po, kemi shumë për të bërë. Do ju shkonte mendja ju që do vinte dita që në Universitet do të hynte sipas radhës së meritës dhe djali i një çobani në një mal në Tepelenë nëse i ka rezultate më të mira se djali im, hyn para djalit tim, dhe ai nuk e kalon. Djali im, ai prej vërteti nuk ka hyrë vitin e parë se nuk kishte mik dhe ka hyrë në punë, që ta dini ju.”, shtoi më tej Rama.