.

Përplasja dhe tensionet me studentët, zbulohet personi që kërkoi policinë në fakultete

Në një letër të bërë publike në media, zbulohet se administratori i Universitetit të Tiranës i ka kërkuar Policisë që të ndërhyjë në Fakultete.
Këtë të premte pati përplasje mes studentëve dhe policisë në Fakultetin Ekonomik ku disa prej studentëve u dhunuan. Por edhe pse forcat e rendit nuk lejohen në ambientet e Universiteteve sipas ligjit të Arsimit të Lartë, pjesëmarrja e tyre duket se ka ardhur pas kërkesës së bërë nga Skerdi Dafa.

Vizion Plus ka mundur të sigurojë letrën ku i kërkon që të merren masa ndaj studentëve në mënyrë që të rikthehet normaliteti në fakultete.

Dafa nuk është një emër i panjohur në PS.Ai ka qenë më herët ish-zv.Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, dhe ish-Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, ndërsa jo pak herë është cilësuar si militant.