.

Ndërhyrja e policisë në fakultete, reagon Lleshaj: Mbrëmë na kërkuan ndihmë, u bëj thirrje studentëve…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një dalje për mediat ka folur rreth situatës së krijuar në Universitete dhe ndërhyrjes së Policisë.

Ai në deklaratën e tij tha se universiteti i ka kërkuar ndihmë policisë për situatën e krijuar dhe u bëri thirrje studentëve që të lironin ambientet ku duhet të bëjnë mësim të gjithë.

PJESË NGA DEKLARATA

Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.

Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.

Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve.