.

Moderatorja shqiptare nxjerr foton e fëmijërisë: Fustani u bë me copën e tepruar nga perdet

Duke i parë personazhet e njohur gati çdo ditë në rrjete sociale, jemi shumë të përditësuar me fotot e tyre dhe shpesh mund të na shkojë mendja “Po të vegjël si dukeshin?”.

Nuk ka lënë vend për imagjinatë gazetarja e sportit Hygerta Sako pasi ajo e ka postuar vetë një foto të shkrepur në moshën 6 vjeçare, në ditën e parë të shkollës.

Hygerta përveç fotos na tregoi dhe pak më tepër lidhur me modelin e flokëve si “tas” (tipik për ato vite) dhe fustanin që ia kishte qepur e motra me një copë të tepruar perdeje.
“1 shtator 1983, dita e parë e klasës së parë.Flokët sikur mi kanë prerë me tas, fustani me copën që kishte tepruar nga perdet(edhe pse qëndisur mjeshtërisht nga motra) dhe duke përqafuar lulen e duke buzëqeshur gjasme, se kështu më tha xhaxhi fotografi.E megjithatë dhe pse të varfër, më ka marrë malli për atë fëmijëri të pastër e të vërtetë”, shkruan moderatorja.

Ish Miss Shqipëria është edhe sot në formën e saj më të mirë përsa i përket pamjes së jashtme sepse vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura e simpatike të ekranit shqiptar.