.

Kryemadhi thirrje Lleshajt, Arta Markut dhe mjekëve të Ramës: Si doktoreshë që jam, them që Rama…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta në adresë të kryeministrit Rama, ndërkohë që i ka bërë thirrje dy mjekëve të tij personalë ta fusin në qendër detoksifikimi për rehabilitimin nga varësia tashmë sipas saj nga drogat sintetike.

Në një deklarate për mediat nga selia e LSI-së, Kryemadhi i ka bërë thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe asaj të Tiranës, që kanë mbi tryeza dosjen e Unazës së Re, të tregojnë ku janë me hetimet.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

Ajo është vepër korruptive e shtetit, që falsifikojnë shkresa të nxjerra nga SHBA. Prokuroria të bëjë me dije se si po ecën me projektin 40 mln eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe të futura në xhepin e Ramës mes kompanive offshore.

Thirrje kompanive dhe individëve që përfshihen në këtë korrupsion galopant të kenë kujdes se mos të cënojnë të ardhmen e bizneseve, familjeve, e fëmijëve duke shkatërruar historikun e kompanive dhe duke u përfshirë në një krim ekonomik dhe që nuk do të ndalet për të shpaguar veprën e tyre penale.

Unaza e Re është një nga mijëra aferat korruptive të Ramës, janë paratë që Rama mund ti conte për studentët që sot dhunohet nga policë rrugace, kriminelë, që kanë marrë certifikatën e DSIK që është kthyer në dyqan gjobash, për të goditur fëmijët e shqiptarëve.

Këta harrojnë që paguhen me paratë e shqiptarëve, sjellja e tyre tregon se ata paguhen me partë e drogës.

Thirrje ministrit të Brendshëm si praktikant i kishës katolike që beson në zot të mos lejojë policët të vënë dorë mbi fëmijët, ashtu si kërkojmë falje në kishë për mëkatet, lëshimet zoti Lleshi janë të mos lejosh këta kriminelë të godasin fëmijët.

Dekanati e Rektorati të ketë kujdes, edhe ai pedagog që është në prag pensioni që mendon se është duke bërë marrëveshje me Ramën që kthen thertoren ndaj integritetit të universitetit të kenë kujdes se ata do të jenë viktimat e para.

Pedagogët janë përballë një të sëmuri, krimineli që pasi shkatërroi institucionet, policinë, gjykatat e prokuroritë për të fshehur krerët e policive që kanabizuan vendin, duhet të kuptojnë se shumë shpejt do të shkatërrojë edhe universitetin.

Përdoruesi i certifikuar i produkteve, nga faza organike në fazën e substancave sintetike është në situatë shumë të rëndë psiqike dhe klinike, e them si doktoreshë që jam, por nëse nuk me beson mua, të pyesë pedagogët që i ka anëtarë të PS, që alkaloidët organike kanë të njëjtën formulë me ato sintetike, por me ndryshim shume te vogel, që nuk duken në pamje të jashtme, por në bazë të izotopeve, izotopet e alkoolodieve qe jane drogat, ato organike ato kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta në 90 minuta, kurse ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm, nuk ikin më.

Kryeministri ynë është në efektin për gjithë jetën ndaj këtyre izotopeve, thirrje mjekëve që janë të PS dhe deputetëve mjekë në grupin e PS të marrin fatet në dorë, se jo vetëm fatet e vendit por edhe të fëmijëve të tyre janë në dorë të një të sëmuri psikik. Peng krimit të organizuar është edhe peng i substancave sintetike.

Thirrje doktorit dhe doktoreshës personale, Mira Rakacollit dhe doktor Prelatit ta ndalojnë atë, ta fusin në një qendër detoksifikimi, ai e di mirë që me sëmundjen e astmës dhe mushkërisë do të shkatërrojë jetën e mushkërive dhe nuk ka më kthim pas.