.

Kërkesa e Metës për hetim ndaj rastit Cakajt, DSIK sqaron procedurën:Nga procesi i verifikimit…

Pak pasi kreu i shtetit Ilir Meta iu drejtua me një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruci dhe krerëve të grupeve parlamentare, në të cilën kërkonte ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për të hetuar punën e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, vjen reagimi i këtij institucioni.

Ndërsa sqaron procedurën për paisjen me certifikatë sigurie, DSIK thekson se pas verifikimeve rezultoi se Gent Cakaj ishte i parrezikshëm.
Nga procesi i verifikimit të sigurisë të z. Gent CAKAJ nuk ka rezultuar asnjë rrethanë ligjore, sipas së cilës DSIK ka qenë e detyruar për të kërkuar informacion shtesë, apo për të shtrirë verifikimet e sigurisë në vende të tjera si Hungaria e Belgjika, të cilat gjithsesi janë vende anëtare të NATO dhe BE.