.

I kërkoi s*ks dhe lekë një gruaje për kujdestarinë e fëmijës, Krimet e Rënda marrin vendimin për gjyqtarin e Fierit

Gjykata per Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani. Ata u prangosën një ditë më parë pas shpërthimit të skandalit në emisionin “Stop”.
Gjyqtari dhe psikologia qe luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për kujdestarinë e vajzës.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.