.

Debati për mosdreketimin e Cakajt, flet Ramush Haradinaj: Metën e kam mik, nuk mund…

Kryeministri Ramush Haradinaj ka refuzuar që të përfshihet në debatin në distancë që shkaktoi mosdekretimi i Gent Cakajt nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm. “Unë e dua Shqipërinë pa kushte dhe e kam shumë mik Ilir Metën.Por këto nuk janë tema që mund t’i komentojmë”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se dje Meta refuzoi dekretimin e Cakajt, me pretendimin se nuk i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në postin e ministrit. Presidenti dha si arsyetim mungesën e përvojës si dhe i quajti të rrezikshme dhe destruktive deklaratat e Cakajt pro korrigjimit të kufijve të Kosovës.Meta tha se qëndrimet e tilla bien ndesh me ato që ka shteti i Shqipërisë.