.

Debati për Cakajn, zëdhënësi i Metës nxjerr videon: Ja kandidati i Batonit që do ndryshonte kufijtë

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me debatin e lindur pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm.

“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor” shkruan Blushi bashkëngjitur videos ku zv/ministri Cakaj është në studion e Baton Haxhiut, “Zona e Debatit” ku shprehet pro korrigjimit të kufirit në Ballkan.