.

Debati për Cakajn, reagon Balla: Fatkeqësisht Meta u votua nga ne, por ja për kë po mendon sot

Pas deklaratës së fortë që Presidenti Meta bëri mëngjesin e sotëm, si një përgjigje për kryeministrin Rama, në vijim të debatit pas mosdekretimit të Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm, reagon kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla.

Sipas Ballës, me deklaratën e bërë, “Meta ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë”.

Ai thekson se “Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës”, por tashmë është kthyer në kryetar alternativ opozite.

Reagimi i Ballës

Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte sot Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite.