.

Tradita që mori jetë njerëzish: Gruaja fle jashtë bashkë me fëmijët, gjenden të tre të vdekur

Një grua nepaleze dhe djemtë e saj ndërruan jetë pasi u detyruan të kalonin natën në një kasolle të ftohtë.Sipas traditës së vendit, gratë janë të “papastra” ku kanë cikël menstrual, ndaj duhet të flenë jashtë shtëpisë.

Ata nuk ishin të pastrehë, por ky zakon i mori jetën 35 vjeçares Amba Bohara dhe djemve të saj, njëri 7 dhe tjetri 9-vjeçar.
Ata u gjetën pa shenja jete nga kunata në kasollen e vogël ku kishin kaluar natën.

Sipas zyrtarëve, nëna dhe fëmijët kishin ndërruar jetë si pasojë e thithjes së tymit, që ishte krijuar nga zjarri që ata ndezën për të ndenjur ngrohtë.

Sipas New York Times, kur u fut në kasolle, kunata i gjeti të tre duke nxjerrë shkumë nga goja.

Nuk dihet ende se pse fëmijët e kishin shoqëruar gruan për në kasolle, por mendohet ngaqë babi nuk ndodhej në shtëpi atë natë.