.

Paralajmërimi që po frikëson përdoruesit e Facebook: Mesazhet private do ju bëhen publike

Një mesazh që po qarkullon së fundmi në Facebook paralajmëron përdoruesit se të dhënat e tyre dhe mesazhet private do të bëhen publike.Megjithatë kjo situatë është përsëritur edhe në raste të tjera, ku postime të shumta janë bërë virale.

Sipas statusit të shpërndarë në mënyrë masive, bëhet fjalë për një datë kur gjithçka private e përdoruesve do të bëhet publike. Më pas po i njëjti status u sygjeron njerëzve që ta bëjnë mesazhin copy-paste dhe ta postojnë në llogarinë e tyre.

Mendohet se ky është i njëjti mesazh i shpërndarë në mënyrë virale që në vitin 2012 dhe tashmë dikush ka vendosur ta rikthejë sërish, por mesa duket bëhet fjalë sërish për një rreng.

Edhe gjatë asaj kohe, Facebook njoftoi zyrtarisht se asgjë nga ato që thuheshin në statuset e shpërndara nuk ishte e vërtetë.