.

Nikollë Lesi: Rama dhe Meta u takuan dje, ju tregoj pse nuk ranë dakord për Cakajn

Nikollë Lesi tha në studion e Open me Eni Vasilin se Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar një ditë më parë kokë më kokë për të diskutuar mbi dekretimin e Gent Cakës.

Sipas Lesit, Meta i ka ofruar që ta marrë vetë Rama Ministrinë e Jashtme, por Rama ka këmbëngulur për Cakën dhe përfundimi është që nuk janë marrë vesh.

Po ashtu, Meta i ka sugjeruar Kryeministrit që Gent Cakajn ta propozojë si ministër të Kulturës, në vend të Eva Margaritit.