.

‘Je tatuazh në zemër’, Besa Kokëdhima dedikim të ëmës për ditëlindje

Mamaja e këngëtares së njohur, Besa Kokëdhima, feston sot ditëlindjen. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, Besa i dedikon fjalë të ndjera të ëmës, si urim për ditën e saj të lindjes

“Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Brixhida Kokëdhima. Je shembulli më frymëzues se si një qenie mund të jetë gruaja perfekte, nëna e pakursyer, femra hyjnore, e brishtë dhe e hekurt, shoqja më ‘cool’ dhe moderne, engjëlli besnik i familjes tonë. Unë për ty e fal dhe jetën, se ti je tatuazh në zemër. Të uroj të kalosh sa më bukur e gëzuar sot, edhe 1000 vite të tjera të lumtura, plot kreativitet, frymëzim, dashuri e suksese”,- shkruan Besa në postim.