.

Berat Buzhala lëshon bombën: Ja çfarë po rrezikon Thaçi  nga Tribunali i Kosovës dhe pse i duhej një Ministër i Jashtëm kosovar për Shqipërinë

 

Eni Vasili në Open pyet Buzhalën: Nëse Rama, Thaçi, Vuçiç kanë një plan për ndryshimin e kufinjve të Kosovës, mos dekretimi i Cakajt e ndalon këtë plan?

Buzhala: “Shkarkimi i Ditmir Bushatit është bërë sepse Thaçi ka patur marrdhënie të këqija me Bushatin i cili ishte konseguent në qëndrimet e tij kundër ndarjes së Kosovës, edhe për PR ishte mirë që të ishte Ministër i Jashtëm kosovar në Shqipëri kur të bëheshin ndryshimet e kufinjve.

Nuk është vetëm ndarja e Kosovës, paraprakisht me ndarjen e Kosovës, në Tribunalin e Kosovës do shkojnë për gjykim për krimet e luftës të gjithë të akuzuarit. Ai tribunal është krijuar enkas për zotin Thaçi. Këto për mua janë të lidhura. Për Thaçin është e rëndësishme të arritet një marrveshje me Serbinë tani që eshtë tribunali. Gjithçka po bëhet për interest personale të Thaçit”.