.

Aksidentohet autobusi në Shkodër, rrezikohet jeta e shoferit dhe qytetarëve

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar jo pak probleme. Mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Shiroke-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë me transport qytetarësh është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të pikës turistike në Zogaj dhe mësohet se jeta e shoferit është vënë në rrezik, por edhe të qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.Deri më tani nuk është bërë asgjë për të lëvizur autobusin nga rruga.