.

Si ta ndaloni urinë edhe pasi keni ngrënë? Ja disa këshilla


Në periudha stresi mund t’ju ndodhë që edhe nëse keni ngrënë ushqim prapë mbetet ajo ndjenja e urisë ose ndiheni të pangopur. Për të mos mjaftuar gjatë ditës, ngrihemi dhe natën e konsumojmë ushqim ose çfarë të dalë përpara.

Konsumimi i ushqimit gjatë natës mund të na shtojë më tepër peshë pasi nuk kryejmë aktivitet fizik.

Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për ushqime që përmbajnë karbohidrate të rafinuar dhe bukë të ngrirë, oriz, patate të skuqura, të cilat janë të ulëta në fibra dhe me sheqer të lartë.

Sigurisht, ato mund të jenë një ushqim i shpejtë, por nëse nuk e harxhoni këtë energji që fitoni nga ky lloj ushqimesh, ato kalori do të ruhen si yndyrë. Megjithatë, ekspertët thonë se është mirë që mos të shkoni në shtrat të uritur.

Pra, kur stomaku juaj fillon duke rënkuar pasi keni fikur dritat, ndoshta do të bënit mirë të hanit diçka me më pak karbohidrate dhe më shumë proteina.

Nëse je i pangopur kjo është një zgjedhje e mirë: copëza buke të thekura me djathë mocarela. Në më pak se 100 kalori, ky ushqim i vogël, por i fuqishëm ofron një gjysmë grami proteina me vetëm një gram karbohidrate, si dhe ushqyes shtesë si kalciumi dhe vitamina D.

Ideale do të ishte gjithashtu një grusht i vogël arra, bajame dhe lajthi do t’ju bënin mirë dhe në këtë mënyrë do të mashtronit stomakun.

Edhe pse këto janë të larta në yndyrë dhe në kalori, ato janë gjithashtu të mbushura me shumë proteina, vitaminë E, selenium, magnez dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Vitaminat: C, D, E,

Proteinat: 0.5 g,

Mineralet: hekur, magnez, kalium