.

Sa vite ke qenë me Noizyn? Rike Roçi kthen përgjigjen befasuese

Rike Roçi ishte një prej banoreve më të komentuara në spektaklin e Big Brother. Ajo u bë e njohur në mediat rozë që pas asaj experience. Ndërkohë në media qarkullonin disa foto të saj krah reperit Noizy.
Shpesh herë Rike Roçi është pyetur për këtë romancë. Dhe ja ku vjen sërisht një pyetje lidhur me të njëjtën temë.
‘Për sa kohë ke nqenë e lidhur me Noizy’ e ka pyetur një nga fansat e saj.
Por Rikes i është sosur durimi dhe ka kthyer këtë përgjigje.
‘Ehaaa kam thënë disa herë kam thënë disa herë që kurrë nuk kemi qenë të lidhur.U bë vite me këtë histori. Boll. Vetëm shokë’ shkruan ajo.