.

Nevina bën foto me futbollistin e njohur, ja porosia që i la për Manushin

Lojtarët shqiptarë që jetojnë jashtë u rikthyen në ardhe, për të qëndruar disa ditë me familjarët e tyre gjatë festave të fundvitit.

Nga Skocia, kishte ardhur edhe Eros Grezda, i cili gjatë qëndrimit në Tiranë, pati kohë edhe për një foto me moderatoren e njohur të “Procesit Sportiv”, Nevina Shtyllën.

Ngacmimet për këtë foto nuk kanë munguar as nga Edi Manushi, në emisionin e fundit të “Procesit Sportiv”, por Nevina u shpreh për këtë foto: “Këtë javë kishim këtu disa nga çunat e Kombëtares. Kishin ardhur për pushime. Më tha të të bëj të fala. Bashkë me Grezdën u gjetëm rrugës(qesh). U takuam rastësisht, folëm, më tha t’i bëj të fala Manushit.”