.

Kokainë e fshehur në fruta, financues i bandës të drogës një shqiptar

Pas një operacioni të policisë greke është goditur një bandë e trafikut të kokainës nga Amerika Latine.

Si pasojë e operacionit janë sekuestruar 36 kg kokainë që vinte në Greqi në rrugë ajrore nga Brazili.

Droga ishte e fshehur në fruta ACAI (superfood). Nga aksioni i autoriteteve helene janë arrestuar 6 shtetas grekë ndërkohë që kreu i organizatës dhe njëkohësisht financuesi i saj rezulton të jetë një shtetas shqiptar.

Aktualisht ai është i arrestuar në Gjermani për trafik droge. Gjithashtu është shpallur në kërkim një shtetas grek i cili kontrollonte transportin dhe mendohet se fshihet në Amerikë Latine.