.

Hueyda El Saied flet për lidhjen e re: Më tha kam 5 vjet që të dua

Hueyda el Saied mbetet një nga artistet shqiptare më të komentuara në media e sidomos vitin e kaluar për ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka një djalë. Hueyda tanimë e ka hedhur pas krahëve ndarjen dhe ka nisur një lidhje të re dashurie.

Ishte vetë ajo që postoi një foto krah partnerit të ri pak ditë më parë, ku shfaqeshin duke u relaksuar në plazh. Hueyda e ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dhe i ka treguar Olti Currit sesi partneri i ri i ka treguar që e dashuronte prej 5 vitesh.

“Tier quhet, është drejtor i institutit financiar në Luksemburg. Këta kanë qenë shoqëri e përbashkët, jemi njohur prej 5 vitesh. Kur u ndava nga bashkëshorti e takova si mik Tierin dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë që situata erdhi në atë pikë sa bashkëshorti i thonte je aseksuale, je përtace, je e shëndoshë. Duke i thënë këto gjëra Tieri i kishte thënë: Unë kam 5 vjet që të dashuroj. Hueyda i tha pse s’ma the më përpara”, tregoi Olti i ftuar sot tek “Rudina”.


Array
(
    [ids] => 131526,131527,131528
    [src] => Array
        (
        )

)