.

“Goli më i bukur i 2018-s në Zvicër “/ A do ta fitojë Taulant Xhaka çmimin? (Video)

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka është kthyer prej vitesh në një pikë referimi për skuadrën e tij, Bazel, por këtë sezon ka spikatur mes të tjerave edhe për disa veprime të bukura.

Perla e tij në sfidën e zhvilluar kundër Young Boys ka marrë vlerësime të mëdha dhe është pretendente serioze për çmimin e “golit më të bukur të 2018-s”.

Në kanalet zyrtare në rrjetet sociale, Bazeli u ka bërë thirrje tifozëve të bashkohen të gjithë për votat e tyre pro Taulant Xhakës. Futbollistët dhe trajnerët më të mirë do të jenë të pranishëm më 28 janar në Luzernë, për ceremoninë prestigjioze ku do të vlerësohet mes të tjerëve dhe goli i vitit.

Të gjithë tifozët shqiptarë që do të duan të votojnë Taulant Xhakën, mund ta bëjnë këtë në faqen zyrtare të Federatës zvicerane, deri më 18 janar, në orën 12:00.

Bie në sy se, mes pretendentëve për golin e vitit janë gjithashtu futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare. Arijan Qollaku ka spikatur me rrjetën e tij me Schaffhausen, ndërsa në listë janë dhe Ekzon Kllokoqi e Pajtim Kasami, që luajnë respektivisht me Rapersvil dhe Sion.

Marrë nga Top Channel