.

Foto/ Shpërthen në flakë transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor

Transformatori elektrik tek Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ky transformator, i cili sipas rregullit duhet të qëndronte jashtë ambienteve, është futur brenda për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë Universitet.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve, të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.