.

Video/ Pamjet që po çmendin rrjetin, pasi e përqafon Klop e “fsheh” Shaqirin në…

Liverpuli u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Uolves në raundin e tretë të FA Cup, me rezultatin 2-1. Një rast të mirë e kishte edhe Shaqiri, i cili u ndal vetëm nga shtylla, pas një goditje fantastike me të majtën nga goditja e dënimit, që mund të kishte sjellë edhe barazimin e rezultatit.

Por, shqiptari që përfaqëson Zvicrën, është bërë protagonist edhe në një video që po bën xhiron e rrjetit. Këmbë majti, në fund të ndeshjes, shihet teksa përqafohet nga trajneri Klop për performancën e tij, por menjëherë më pas zhduket.

Menjëherë në rrjetet sociale, kanë nisur edhe aludimet, duke pretenduar se xhupi i trajnerit gjerman kishte fuqi speciale, për të fshehur njerëz, ndërsa tifozë të tjerë të Liverpulit, me ironi shprehen se ai duhej të kishte fshehur ndonjë futbollist tjetër me këtë veprim, që nuk po bën mirë këtë sezon.

Gjithsesi, me siguri kjo ndodhi ka të bëjë me këndin e kamerës, që kap vetëm pjesën e sipërme të trupave, por edhe me faktin që është e afruar mjaft. Duke parë edhe gjatësinë e Shaqirit, ai mund të jetë ulur në tokë, dhe iluzioni krijohet sikur ai zhduket. /Panoramasport