.

Horoskopi politik 2019

2019-ta është një vit elektoral. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore.

Por opozita PD-LSI ka shpallur objektivin që në të njëjtën ditë me vendoren të zhvillohen dhe votimet e parakohshme parlamentare. Për të ndodhur kjo ose do të duhet të ndodhë një krizë parlamentare, pra mazhorancës t’i firojnë numrat nga brenda ose të ketë lëvizje tektonike në rrugë për të rrëzuar qeverinë.

Por gjithsesi ka edhe një rrugë të tretë: sipas axhendës së përcaktuar në pranverë duhet zgjedhur Prokurori i Përgjithshëm i ri, si dhe Prokurori i Përgjithshëm i SPAK. Për të zgjedhur këto institucione duhen 84 vota që mazhoranca nuk i ka, por edhe nëse i siguron në rrugë jo politike do të ketë opozitën zyrtare kundër.

Me një fjalë 2019-a do të sjellë pa asnjë hezitim një marrëveshje të madhe politike apo ndarje pushteti, apo siç quhet zhargon pazar politik mes mazhorancës dhe opozitës, ndryshe sipas të gjitha gjasave qeverisja e kësaj mazhorance njëngjyrëshe do të jetë shumë e vështirë.

KLP-ja sot publikoi kriteret për të përzgjedhur prokurorët e SPAK-ut, por emërimi i njerëzve të rinj do të jetëshumë i vështirë, pasi vetë procesi ka marrë kundërshtimin e opozitës.

Por 2019-a do të vulosë gjërat jo vetëm për mazhorancën, por edhe për opozitën.

Deri tani PD dhe LSI kanë qenë bashkë në protesta por jo gjithnjë në të njëjtën linjë. A do të shkojnë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi sëbashku në përballje me Edi Ramën për të kushtëzuar zgjedhjet e 30 qershorit, siç thotë Basha “Pa Ramën” apo në fund do të kemi një replikë të 19 majit?

Cili do të jetë roli i aleatëve të vegjël të opozitës, si Dule, Mediu, Ndoka dhe Duka, të cilët e bindën (tëpaktën zyrtarisht) Bashën të hyjë në Parlament në dhjetor.

Por të gjitha këto zhvillime varen nga metamorfoza e protestave të studentëve, e cila rinisi sot edhe pse jo me shumë force sesionin e saj të dytë sëbashku me parlamentin…/Hapur.al