.

Aktori i famshëm një baba rekord! Foto për festat me 10 fëmijët e tij

Aktori i famshëm Eddie Murphy, ka pozuar në një foto me rastin e festive me 10 fëmijët e tij. Një baba rekord, aktori prezanton edhe fëmijën e fundit, Max, që sapo ka mbushur 1 muaj dhe është fëmija i dytë i divit hollywodian me partneren aktuale modelen Page Butcher, që e mban atë në krahë.

Aktori ndodhet në qendër të fotos me vajzën Izzy Oona, 2 vjeç e gjysmë, fëmija i parë me Butcher.

Përreth tij të tjerë pjesëtarë të familjes Eric, 29 vjeç më i madhi (që Murphy ka me Paulette McNeely), Christian, 28 ( që e ka me Tamara Hood), vajza njëmbëdhjetë vjeçare Angel Iris ( që e ka nga lidhja me ish pjesëtaren e Spice Girl, Mel B) dhe pastaj vijnë Bella Zahra, 16, Zola Ivy, 19, Shayne Audra, 24, Bria, 29 dhe 26 vjeçarja Miles Mitchell, që i ka të gjithë me ish bashkëshorten Nicole Mitchell Murphy.