.

Demi Lovato revoltohet me mediat pasi e quajtën të sëmurë: Mos besoni çdo gjë, fansat e mi duhet të dinë se…

Demi Lovato është revoltuar së tepërmi teksa një tabloid ka shkruar për jetën e saj. Nëpërmjet një statusi në Tëitter këngëtarja i kërkon fansave që të mos besojnë shkrimet e revistave pasi bëhen vetëm për t’i shitur.

“I dua fansat e mi, por unë i injoroj tabloidët”, shkroi fillimisht Lovato duke shtuar se “Mos besoni çdo gjë që lexoni. Ata do të shkruajnë gjithçka vetëm për të shitur historinë. Të sëmurë. Nëse mendoj se duhet të them diçka, do ta them atë. Ndaloni së shkruari për rimëkëmbjen time. Unë jam e matur, mirënjohëse që jam gjallë duke u kujdesur për veten time. Kam ndjenjën se duhet të qartësoj disa thashetheme, por asgjë nuk i kam borxh askujt, kështu që nuk do ta bëj. Fansat e mi duhet ta dinë se jam duke punuar për veten time”, shkroi yll pop muzikës.

Në muajin korrik, ajo u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e saj në Kaliforni. Sipas mjekëve ajo kishte përdorur substanca të dëmshme që i kishin sjellë problem me shëndetin.