.

Ilir Meta mesazh për studentët: Duhet t’iu krijojmë kushte më të mira për…


Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në “Facebook” vuri në dukje rëndësinë për të investuar për punësimin e të rinjve duke u krijuar mundësi më të mirë atyre për arsimim dhe edukim më cilësor, që jeta e tyre të garantohet në vendin ku janë lindur, rritur dhe edukuar.

“Në këtë përvjetor të 25 të “IOM-ALBANIA” vlerësoj marrëdhënien me këtë partner të çmuar e të besueshëm, për menaxhimin e situatave të krizave dhe migracionit.

Migrimi përveç se mplak Shqipërinë dhe shoqërinë, varfëron burimet më të mira profesionale e intelektuale.

Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku për t’u dhënë më shumë besim, sidomos të rinjve, duke u krijuar atyre kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim”, shkruan Meta.