.

Tragjike/ Kapiteni luante në fushë, i ati ndërroi jetë prej…

Një lajm i rëndë ka tronditur ditën e djeshme ekipin e Shtutgartit. Teksa luante në shtëpi ndeshjen e Bundesligës ndaj Herta Berlinit, e cila përfundoi me shifrat 2-1, futbollisti Kristian Gentner mori një lajm të hidhur në jetën e tij.

Babai i kapitenit 31-vjeçar, Herbert Gentner, nuk ishte ndjerë mirë në kohën kur ndodhej në zonën e bizneseve në “Mercedes-Benz Arena”, dhe si pasojë e një infarkti ka humbur jetën. Edhe me ndihmën e mjekëve, babai i futbollistit nuk ia doli dot, ndërkohë që klubi i shprehu ngushëllimet me një lajmërim në rrjetet sociale.

“Pas përfundimit të ndeshjes me Hertën, kemi humbur Herbert Gentner. Klubi ndodhet pranë familjes në këto momente të vështira.” Pas ndeshjes, edhe pse arritën fitoren, të gjithë u larguan të hidhëruar nga stadiumi. /Panorama