.

“Thirreni z.Meme”, studentët ironizojnë Ramën, bëjnë njoftimin e rëndësishëm: Nëse keni kartë ID që lexon…

Në ditën e 12 të protestës së tyre, studentët e universiteteve publike në vend, kanë vendosur që të çojnë kauzën e tyre deri në fund.
Studentët shprehen të bindur se do vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.Mes shumë thirrjeve me megafon studentët u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen ditën e nesërme protestës. Një prej tyre pohoi se: “Nesër çdo njeri që në portofol mban kartë Id që lexon shqiptar të dalë në protestë”.
Ndërkohë, një tjetër ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, për reagimet e këtij të fundit që bën në rrjetet sociale. “Edi Ramës mos i thirrni me kryeministër se është fjale e gjatë. Ai është z. Meme”, tha studenti.