.

Rama sulmon Kryemadhin, e “krahason” me Koperfild: Zhduk partinë mes turmës


Kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa thumbuar rivalët e tij në politikë. Pas kreut të PD-së, Lulzim Basha, Rama ka vënë në shënjestër, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, të cilën e krahason me magjistarin, David Koeperfild.

Në një postim në Instastory, kreu i qeverisë ironizon mbështetjen e Kryemadhit ndaj protestës studentore, ndërsa shton se ajo arrin të zhdukë partinë mes turmës.

” Jo politikë, jo politikë. David Koperfildi zhduku trenin mes Saharasë, Doktorresh Mona zhduk partinë mes turmës”, shkruan Rama.