.

Rama publikon foton dhe ironizon Voltana Ademin: E ka voltue rotondën në një stallë ku kuajt dhe qentë…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Instagram” një foto ku duket rotondo e qytetit të Shkodrës si dhe disa kafshë rreth saj. Ai kritikon kryetaren e Bashkisë Voltana Ademin teksa shkruan se: e ka voltue rotondën në hyrje të qytetit në një stallë rrethore të hapur, ku kuajt ushqehen e vijnë vërdallë, në shoqërinë e qenve dhe të mercedesave

“Bashkia Shkodër, nën kujdesin e veçantë të znj.Voltanë, e ka voltue rotondën në hyrje të qytetit në një stallë rrethore të hapur, ku kuajt ushqehen e vijnë vërdallë, në shoqërinë e qenve dhe të mercedesave ?#ZotshpëtoShkodrën“, shkruan Rama përkrahë fotos së publikuar në Instagram.