.

Këshilli Kombëtar i PD, mbyllet numërimi i votave.Ja sa delegatë morën pjesë në votim

Përfundon procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.Mësohet se tashmë pritet rakordimi që të dalin rezultatet. Ditën e djeshme të gjithë demokratët iu drejtuan kutive të votimit, ku votuan për 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Në përfundim të numërimit kanë votuar rreth 4750 delegatë, më shumë se 75 për qind e tyre. Kujtojmë se dje u tërhoq nga gara zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli.