.

Jul Deda ankohet për bashkëshorten dhe të gjithë e mirëkuptojnë: Ai momenti kur të thotë…

Aktori i humorit Jul Deda siç duket këtë ditë pushimi do ta kalojë me bashkëshorten. Nga fotoja e publikuar prej tij kuptuam që do dalin të dy, por siç ju ndodh të gjithëve edhe Juli ‘vuan’ nga pritja e gjatë që i shkakton bashkëshortja.
“Ai momenti kur të thotë: ‘Çohu bëhu gati se na vonove’. Ti çohesh vishesh dhe je gati për 3-4 minuta dhe pastaj pret, i buzëqeshur mundësisht, 24 deri në 53 minuta që të bëhet gati ajo”,-shkruan me humor aktori.

Sigurisht që të njëjtën ndjesi e ka provuar pothuajse çdo mashkull, kështu që nuk është e vështirë të kuptohet pse Juli është ‘ankuar’.