.

Banorët dalin në protestë për rrugën Shijak-Durrës, i vënë flakën kazanëve të plehrave dhe kërkojnë…

Banorët e Shijakut, Katër Rrugëve dhe Xhafzotaj kanë protestuar për infrastrukturën e rrugës që lidh qytetin bregdetar të Durrësit me Shijakun.

Protestuesit në shenjë revolte, bllokuan për disa minuta aksin rrugor dhe iu vunë flakën kazanëve të plehrave që ndodheshin pranë vendit ku zhvilluan protestën. Ata kërkuan të merren masa urgjente për rikonstruksionin e kësaj rruge, që është kthyer në makthin e drejtuesve të automjeteve pasi është tejet i amortizuar dhe bërë i pakalueshëm.
Ky aks nacional vetëm pesë kilometra i gjatë po shkon drejt degradimit, pasi prej shumë vitesh në këtë segment nuk investohet.
Gropa, kanale, devijime, pellgje me ujë shoqërojnë segmentin përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Për ketë arsye banorët protestuan sot, duke i kujtuar kryeministrit Rama se nuk e mbajti premtimin që dha pak muaj më parë që konsistonte në përmirësimin e infrastrukturës në këtë aks rrugor.
Sipas tyre, në rrugë krijojnë lëvizje të pa kontrolluara të mjeteve, pasi asnjëri nuk do t’i bierë makina në gropë dhe duke bërë këto zig-zage në rrugë rrezikojnë njëri-tjetrin, dalin nga rruga, makinat mund të deformohen, pra janë rrezik i shtuar për jetën e qytetarëve.