.

Studimi/ Sëmundja e Alzheimer, e lidhur me transfuzionet e gjakut

Shkencëtarët thonë në një studim të fundit kanë zbuluar se proteina kryesore që shkakton sëmundjen e rëndë të fshirjes së kujtesës, është transmetuar më parë me një procedurë tashmë të ndaluar tranfuzioni gjaku.

Tipi i rrezikshëm i transfuzionit është përdorur globalisht deri në vitet 1980-të dhe mund t’i ketë dhënë njerëzve Alzheimer, thotë studimi.

Mes viteve 1958 e 1985, fëmijëve që ishin normalisht të shkurtër  në Britani dhe SHBA, i jepeshin hormone nga të vdekurit, për të nxitur rritjen e tyre.

Por në fillim të viteve 1980-të nisi epidemia globale e sëmundjes fatale neurologjike të Creutzfeldt-Jakob dhe kjo iu atribua transfuzioneve të gjakut.

Teknika u ndalua në vitin 1985, duke u zëvendësuar me hormone sintetike, dhe kërkuesit kanë monitoruar të mbijetuarit për efekte dytësore prej atëhere.

Studimi i ri jep prova të reja për teorinë e njohur se akumulimi i proteinave amiloide në tru i hap rrugë lindjes së Alzheimer.

Studiuesit i dhanë hormonet kavjeve dhe ata nisën të shfaqnin shenja të sëmundjes brenda vitit.

Alzheimer është forma më e zakonshme e dementia (çmendurisë) dhe prek rreth 6 milionë nejrëz në SHBA.

Ajo ndodh kur qelizat nervore lidhëse të trurit humbasin prej akumulimit të proteinave tau dhe amiloide, duke prekur fillimisht zonat e kujtesës së trurit./sotnews