.

Prej 22 vitesh me karrocë. Historia e 52 vjeçarit nga Elbasani që vështirësitë nuk e mundën

52 vit luftë për të jetuar, për tu shkolluar dhe për t`ja dalë mbanë me dinjitet.

Kjo është historia e Trifon Kushtës nga Elbasani, i cili edhe pse në një karrocë me rrota ja ka dalë të përballojë jetën e tij pa kërkuar asgjë nga askush.

Më shumë se gjysmën e jetës së tij, Trifoni e ka kaluar në një karrocë me rrota për shkak të sëmundjes, por kjo nuk ja ndali vullnetin për të ecur përpara, ai e pranoi jetën e tij, ashtu siç ajo erdhi.

Trifoni ka 4 fëmijë dhe një familje e madhe si e tija nuk mund të jetojë vetëm me pagesën e invaliditetit. Ai krijoi një biznes të vogël sa për t’ja dalë shpenzimeve të familjes, por edhe për t’u ndjerë i dobishëm.

52 vjeçari me vullnetin dhe forcën e madhe për të jetuar kërkon ende një punë për të kontribuar për shoqërinë, ndërsa ndjen se fuqitë po e tradhtojnë, ai kërkon një karrocë elektronike, pasi tashmë e kaq të vështirë ka komandoje me forcën e krahëve, karrocën e tij.

Top Channel