.

Në vend të pensionit i hedhin 143 milionë lekë në bankë, befason gruaja: Nuk i dua…

 

Një histori e pazakontë vjen nga fshati Çermë i Lushnjes ku gruaja me emrin Hume Dashi,  ka shkuar të tërheqë pensionin, por në vend të pensionit prej 143 mijë lekësh të vjetra, i kanë hedhur 143 milionë lekë në bankë.

Historia është publikuar mbrëmë në emisionin“Fiks Fare”.
Ja rrëfimi i gruas 

Une i hoqa nga fshati ku i merrja leket e pensionit dhe i cova ne banke, atje pyes me ka ardhur apo jo pensioni? Ajo me thote, po ka ardhur. Me pyet sa vite ke pa e marre, sa merr? Me tha te ka ardhur nje shume e madhe sa te besh nje pallat.

Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë a 134 milionë, unë marr 143 mijë leke dhe janë miliona. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 134 mijë të vjetra.

Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj ti marr ashtu. Nuk i du fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon. Pse të rri për tre muaj. Unë jam me veshka, stomak”- tha ajo

A je mirë nga mendja? – e pyet gazetari

Opo ti marrë kushdo, unë nuk i dua. Hallin ato që e kanë bërë gabnimin nuk e di ti tërhein prapë, unë dua pensionin tim”- thotë Hume Dashi.