.

“Kur do e lëm pra?”/ Studentët i përgjigjen Ramës me videomontazh: Ti nuk më meriton

Studentët vijojnë sot ditën e dhjetë të protestës së tyre pa pranuar dialog. Ndërkohë kryeministrit Rama një ditë më parë i ka ftuar ata për dialoguar me anë të një video gazmore në Instagram.

Por kësaj radhe studentët i janë përgjigjur po me të njëjtën monedhë, teksa kanë publikuar një video e cila ka në sfond këngën “Ti nuk më meriton”, të këngëtarit, Armend Rexhepagiçi.

 Në video shikohen dy studentë të cilët kërcejnë ndërkohë që i kanë kthyer përgjigje ftesës së kreut të qeverisë.

Një ditë më parë, kreu i qeverise, në një postim në Instagram shfaqet duke kërcyer me në sfond këngën e Elita 5 “Të pres”, dhe shkruan “Jo keq dhe kjo jo keq”.

 

 

 

View this post on Instagram

 

?..Jo keq dhe kjo jo keq..?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on