.

Carlo Bollino: Kushdo që provon të mbështetë dialogun e studentëve me qeverinë, sulmohet nga…

Nga Carlo Bollino: 

Pas 45 vjetësh të një diktature ndër më të egrat në Evropë, që u rrëzua nga protestat e studentëve, sot të flasësh për “dialog” në Shqipëri, në mënyrë të habitshme, shkakton reagime të ashpra pikërisht nga ana nje pjese te studentëve. Kushdo që provon të mbështetë domosdoshmërinë e dialogut me qeverinë, sulmohet verbalisht (sidomos në web) nga militantët e opozitës dhe nga ajo pjesë e protestuesve që janë kundër. Përtej shfryrjeve të zakonshme vulgare dhe alogjike të hater-ave te facebukut, paradoksi i kësaj situate është se fjala “dialog” po identifikohet automatikisht me Edi Ramën, i cili e propozon atë me këmbëngulje, dhe ky identifikim është një pasojë anësore e protestës, që rrezikon të kthehet në një bumerang për kundërshtarët e tij politikë. Nuk ka kryeministër perëndimor që nuk do ta kishte ëndërr të përmendej emri i tij krahas fjalës “DIALOG”, që është kyçi i çdo demokracie të vërtetë.

Cfare pasoja negative mund te dalin nga nje dialog publik dhe transparent?

A ka reflektuar pjesa radikale dhe më pa kompromis e demonstruesve mbi peshën politike të qendrimit të tyre? Në një demokraci të re post-diktatoriale, kush ngjall më shumë simpati në opinionin publik: ai që propozon dialogun, apo ai që e refuzon atë?

Pse i është dhuruar forca liberale e kësaj fjale qeverisë, në vend që të kthehej në flamurin e protestës?