.

Aksident i rëndë në Elbasan, 4 të plagosur

Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan- Krrabë, në hyrje të autostrades janë përplasur dy automjete. Për pasojë katër shtetas kanë mbetur të plagosur. Tre prej tyre sipas burimeve zyrtare ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa një person tjetër ka plagë të lehta.

Të aksidentuarit u transportuan në spital.