.

Video/Derdhen paratë nga makina e blinduar, qytetarët turren t’i mbledhin në mes të rrugës

Një video e filmuar në rrugën perëndimore Route 3 në Rutherford, në New Jersey po bën xhiron e rrjetit.
Videoja e fimuar nga një gazetare tregon momentin kur qytetarëve “i troket fati në derë”, pasi një makinë e blinduar që po transportonte para pati një problem.
Mjeti i blinduar u hap dhe paratë vërshuan në mes të autostradës, çka ka bërë që njerëzit të turreshin dhe t’i mbidhnin.
Departamenti i policisë tha se ngjarja u raportua rreth orës 8.30 të ditës së djeshme dhe pati shumë telefonata në 911 që njoftuan se ishte një mjet i blinduar që u hap dhe u derdhën paratë.