.

E rëndë/ E motra e mbyll në lavatriçe, 3 vjeçari mbetet brenda dhe…

Një djalë 3-vjeç u mbyt brenda një makine larëse pasi motra e tij e mbylli brenda.

Prindërit u zgjuan duke zbuluar tragjedinë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa fëmijët ishin duke luajtur.

Besohet se gjatë lojës së tyre, fëmija më i madh e kishte mbyllur 3-vjeçarin brenda lavatriçes.

Një zyrtare lokale nga Gubkinskyi në rajonin Yamalo-Nenets të Rusisë, tha se hetuesit e shtetit kanë konstatuar se bashkëshortët gjetën shtratin e djalit të tyre të vogël bosh kur u zgjuan.

Kjo është tragjedia e dytë e tillë në Rusi brenda 10 ditëve. Javën e kaluar një djalë 9 vdiq në rajonin e Kamçatit pasi u bllokua brenda një makine larëse kur ai ishte vetëm në shtëpi pas shkollë.