.

“Ulni tarifat”, studentët sfidojnë të ftohtin: Një zonjë na solli petulla, më kujtoi…

“Ulni tarifat, ulni tarifat”. Kjo është një nga thirrjet e studentëve në këto momente, të cilët vijojnë të sfidojnë temperaturat e ulëta me qëllim që të triumfojnë në kauzën e tyre, e cila lidhet me plotësimin e 8 pikave.

Studentët sot kanë hyrë në ditën e 9-të, ndërsa një pjesë e tyre janë pajisur me batanije pasi do ta gdhijnë natën para godinës së kryeministrisë.

“Tarifat në shkollën tonë janë shumë të larta rreth 400 mijë lekë dhe duhej paguar në këto kohë. Një kredit tarifohej në 6700 lekë të vjetra. Kam dhjetë ditë që rri në këmbë këtu. Do të vazhdoj të rri këtu. Nuk dua të përballem me padrejtësitë. Familja ime sakrifikon shumë për studimet e mia. Kam patur një mbështetje nga prindërit, familjarët. Por edhe një zonjë na ka sjellë petulla të vogla dhe më kujtoi mamin tim. Nuk do shkoj të dialogoj me të. Ka tetë kërkesa, janë të thjeshta. Kërkesat tona mund t’i bëj me një firmë”, tha një studente e Arkitekturës.