.

“Studentët protestues militantë?” Berisha: Rama me haluçinacione, po përdor të rinjtë e FRESH

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, teksa ka komentuar protestën studentore. I pyetur nga gazetarja Eni Vasili se si e komenton deklaratën e Ramës se “të rinjtë protestues vijnë nga forumet e PD”, Berisha tha se Rama ka halucinacione dhe nuk di ç’thotë.

“Përroi psiqik dhe tmerri e bën Ramën të mendojë mbrapsht. Aty ka studentë me prindër  kështu që Ramën e kanë verbuar sarajet…Sipas Ramës nëse ai përfytyron mijëra studentë që kanë mbushur sheshin dhe i quan forumsa, është me halucinacione. PD as në kohën e saj s’ka pasur kaq të rinj. I bëj thirrje çdo të riu të bashkohet, s’ka kauzë më të drejtë. Flamurin e kanë ata. Hajde i respektojmë. Ky është flamur i idealeve më të pastra. Kushdo që përpiqet t’ja u marrë protestën është makbeth. Qytetarët duhet të respektojnë pluralitetin, studentët të shtyjnë përpara kauzën e tyre. Më kanë thënë disa student a na përfaqëson ti ne në 91 jo thashë ju mbështes. Rama po keqpërdor FRESH”, tha Berisha.