.

Protesta/ Berisha bën deklaratën e fortë: Do t’i plotësoja menjëherë 8 kërkesat po të isha në vendin e Ramës

I ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për kërkesat e studentëve drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së Arsimit, 9 ditë më parë.

Ai tha se nëse do ishte në krye të qeverisë do t’i plotësonte menjëherë kushte dhe kërkesat e të rinjve.

“Nëse do të isha kryeministër do t’i zgjidhja dhe plotësoja kërkesat e studentëve. Edi Rama ka deklaruar se do të rrisë buxhetin mbi 5,9 për qind. Ka qenë vitit 93, bursa e studentëve ka qenë 83 mijë lekë, por për atë kohë ka qenë shumë e madhe. 

Nëse e le buxhetin nëpër zyra, nëse i jep vetëm për lyerje dhe bojra 15 milionë euro ky është krim i shëmtuar. Ajo ndërtesë është qënë kohën e Zogut dhe janë shpenzuar 1.5 milionë dollarë., tha ai në “Open”.