.

Dhjetori i dytë? Berisha: Studentët po shkundin shtetin, qeverinë dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për protestën e studentëve. Pyetjes së gazetares Eni Vasili nëse ky mund të quhej një dhjetor i dytë i është përgjigjur se mund të quhet pasi janë dy revolucione të vërteta, ndërsa shtoi se vajzat dhe djemtë me sakrificë të jashtëzakonshme po shkundin shtetin, qeverinë dhe shoqërinë që heshti më shumë sesa duhej ndja një procesi shpartallues, shkatërrues.

“Të dyja protestat janë revolucione të vërteta demokratike. I pari një revolucion që përmbysi epoka, ndërrimi i sistemeve dhe i dyti një revolucion për transformimin e një sistemi që quhet sistemi i të gjitha sistemeve të tjera të një shoqërie; arsimi, sistemi arsimor. Nëse më pyet se kush është kryesistemi unë them është sistemi arsimor. Ata vajza dhe djem me sakrificë të jashtëzakonshme po shkundin shtetin, qeverinë dhe shoqërinë që heshti më shumë sesa duhej ndja një procesi shpartallues, shkatërrues. Po luftojnë për të sotmen dhe për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Zërat e tyre janë një thirrje më e pastër e shqiptarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen e ndritur në Shqipëri.”, u shpreh Berisha.